Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë partia që gëzon më shumë përkrahje dhe besueshmëri sipas statistikave zyrtare të publikuara në sondazhin e fundit nga IRI.
Analisti dhe historiani Nuri Bexheti në një prononcim ekskluziv dhënë për Indeks.mk dha dy arsye se përse sipas tij BDI kryeson në çdo sondazh.
Si arsye të parë ai thotë se faktorizimi dhe qëndrimi në krye të çdo sondazhi vendor apo ndërkombëtar i BDI-së, vjen pasi partitë tjera opozitare janë të përçara dhe nuk kanë konsensus për bashkim.
Ndërsa Bexheti si arsye të dytë përmend kryetarin Ali Ahmeti, i cili sipas tij gjithmonë ka ditur të ruaj një kurs të mirfilltë politik, pro-shtetëror si dhe pro-shqiptar.
Kujtojmë se në anketën e publikuar disa ditë më parë, BDI ishte partia më e votuar nga të anketuarit, pasuar nga ASH-ja në vendin e dytë dhe Lëvizja Besa në vendin e tretë.