Qindra miq, shok, familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Beharit 16 vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, i cili sipas dyshimeve të para u godit për vdekje nga e mitura 17 vjeçare nga fshati Rogle, shkruan Monitor.mk.
Lot dhe mërzi ka mbizotruar sot në të gjithë fshatin e tij të lindjes.
Të ndjerin e kanë kujtuar edhe shokët e klasës, duke e dalluar atë si një nxënës i sjellshëm.
Orë më parë nga SPB Tetovë, deklaruan se 17 vjeçarja ka pranuar veprën e rëndë dhe është dërguar në paraburgim në Shutk./Monitor.mk