Studentët të cilët aplikuan në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar të studentëve dhe i plotësuan kushtet, prej dje pasdite, në llogaritë e tyre të transaksionit morën mjetet në shumë prej 6.480 denarë. Bëhet fjalë për thuajse 29 mijë studentë, ndërsa mjetet i referohen gjysmës së muajit shtator dhe për muajin tetor dhe nëntor.
Studentët e tjerë të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e racionit të subvencionuar të studentëve, kanë mundësi të parashtrojnë kundërshtim në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
Rikujtojmë se gjatë thirrjes për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime. (Indeks.mk)