Mbi 5 milionë euro mjete nga Qeveria, vetëm për komunat shqiptare

Në dy mbledhjet e fundit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndarë rreth 5.203.252.03 milionë euro për komunat shqiptare për të mbështetur projektet e tyre të cilët ndikojnë direkt në përmirësimin e standardit dhe jetës së qytetarëve, njofton indeks.mk

Nga këto mjete kanë përfituar: Komuna e Likovës, 200.000.000 milionë denarë, Komuna e Çairit, 75.000.000 milionë denarë, Komuna e Kërçovës, 30.000.000 milionë denarë, Komuna e Studeniçanit, 15.000.000 milionë denarë.

Me mjetet e marra, Komuna e Likovës obligohet të përfundojë projektin e ujësjellësit në të gjithë territorin e saj.

Komuna e Çairit mjetet e marra nga Qeveria do të duhet t’i ndajë për dy projekte. 25 milionë denarë për rikonstruimin e Sallës Sportive “Partizani”, kurse 50 milionë denarë për ndërtimin e pishinës në Çair.

Kurse Komuna e Kërçovës, obligohet që me 30 milionë denarët e marra nga Qeveria të rikonstruojë sallën sportive Jançica.

Gjithashtu, me 15 milionë denarët Komuna e Studeniçanit obligohet të përfundojë projektin e ujësjellësit në fshatin Koliçan të Poshtëm.

Të gjithë këto vendime, siç është bërë e njohur, kanë kaluar në Qeveri me insistim të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me iniciativë të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili ka deklaruar se me këto vendime, Qeveria edhe njëherë dëshmon se projektet kapitale që ndikojnë në jetën e qytetarëve, janë vënë vënë në fokus si parësore, me qëllim që gjeneratat e reja të kenë një jetë sa më cilësore./indeks.mk/