Banori i shtëpisë së madhe të Big Brother Vip Kosova, MC Beka ka folur për kohën kur rapsodët tregonin histori përmes këngëve.
Ai tha se “këngët rapsodike kanë gjatësi 40 minuta, këto këngë me 15-20 strofa janë ruajt vetëm përmes rapsodëve, ata kanë marrë tregimin e caktuar pasi nuk kanë ditë ta shënojnë e kanë kënduar”, ka thënë ai.
Po ashtu ai foli dhe për kohën kur publiku kishte qenë njëri ndër kritikët më të mëdhenj të rapsodëve.
“Publiku kanë qenë kritikë të mëdhenj, prandaj rapsodët kanë pasur kujdes se mos po gabojnë në strofa“, ka thënë MC Beka pos tjerash.