Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u shpreh se në fillim të muajit janar, në Bruksel do të shkojë përfaqësues i lartë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas ministres Petrovska, bëhet fjalë për një kolonel i cili ka qenë shef i Departamentit të sigurimit dhe intelegjncës ushtarake dhe ka përvojë në ushtri.
Ajo shtoi se ka përfunduar procedura, ndërsa më herët ka dështuar procedura për dërgimin e përfaqësuesit të lartë në NATO.
“Tani dekretin e ka nënshkruar edhe presidenti i shtetit dhe është publikuar në gazetën zyrtare”, tha Petrovska.
Petrovska theksoi se përfaqësuesi i lartë posedon certifikatën e NATO-s dhe është profesionist i cili e don shtetin dhe do të punojë në interes të shtetit./Telegrafi/