Partizani ka triumfuar pas një viti në Derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës 1-0, me një gol të realizuar nga Xhulio Skuka në pjesën e parë.
Dy tifozeritë dhuruan një atmosferë elektrizuese gjatë gjithë ndeshjes. Veç koreve të tyre karakteristike, ata hodhën edhe tymuese e shirita letrash në fushë, duke bërë që takimi të niste me 10 minuta vonesë.
Tirana tentoi të reagonte, por kundërshtari nuk i la asnjë hapësirë.
Pas kësaj fitoreje, Partizani shkëputet me 29 pikë, 4 më shumë se Tirana e vendit të dytë.
Ndërkohë pas përfundimit të takimit nuk munguan tensionet mes stafeve të të dyja skuadrave.
Një nga futbollistët tentoi të vendoste flamurin e Partizanit në mesin e fushës dhe kjo solli nxehjen e gjakrave. U desh ndërhyrja e sigurisë për të sjellë qetësinë.