Për një vendparkim, 35 vjeçari nga Piroku rrah me shkop bejsbolli 70 vjeçarin nga Tetova

Një i ri i moshës 35 vjeçare nga fshati Pirok i Tetovës ka sulmuar rënde mbrëmë rreth orës 22 me shkop bejsbolli 70 vjeçarin i cili ka qenë në orar të punës me veturën e tij taksi, shkruan Pa Censurë!

70 vjeçari ka qenë i parkuar me veturën e tij taksi tek lokacioni afër ish restorant Memës ku 35 vjeçari ka tentuar që të parkohet, në bisedë e sipër i riu revoltohet dhe shkon tek vetura merr shkopin e bejsbollit dhe e sulmon rëndë të moshuarin duke i shkaktuar edhe fraktura të rënda në duar dhe kokë!

Menjëher policia ka dalë në vend ngjarj ku përveç bejsbollit, 35 vjeçarit i kanë gjetur edhe boks hekuri si dhe armë tjera të ftohta. Policia e ka arrestuar dhe po merren masa për rastin! /Pa Censurë