Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në SHBA – Klan Macedonia

Mbi 135 milionë njerëz janë në alarm nga moti i ftohtë

Ulja e temperaturave në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të çojë në ngrirje në vetëm pesë deri në 10 minuta thone ekspertet.

Një stuhi e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmet e motit të ftohtë gjatë gjithë  fundjavës. Në Nju Jork autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës ndërsa nën alarm janë edhe shtetet në jug të SHBA-së si Meksika dhe Florida.

I ftohti mund të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada. Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se temperaturat mund të ulen deri në -40 gradë Celsius deri në fund të kësaj jave. Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar njerëzit  se edhe në zonat kryesore të metrove, ngrirja do të jetë një rrezik i madh.

Masa ajrore e Arktikut parashikohet të sjellë erëra të forta dhe në El Paso, Teksas. Guvernatorët e Kentakit, Karolinës së Veriut, Virxhinias Perëndimore, Xhorxhias dhe Oklahomas kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa Ëisconsi shpalli një “emergjencë energjetike”.

Stuhi dimërore po rrezikon gjithashtu planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishltindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë. Aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime pasi stuhia e quajtur Ëinter Elliot do të  intensifikohet. Shoqata Amerikane e Automjeteve vlerëson se 112.7 milionë persona planifikojnë të udhëtojnë mes datave 23 dhjetor deri ne 3 janar, 3.6 milionë më shumë njerëz se një vit më parë. Në Çikago, një paralajmërim për stuhi dëbore është në fuqi deri të shtunën, e cila mund të shoqërohet me erëra deri në 90 km/h.

Zyrtarët në shumë shtete kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi pasi i ftohti mund të bëhet burim vdekje si dhe ngricat mund të shkaktojnë aksidente në disa rrugë dhe autostrada. Rrugët përgjatë kufirit Kolorado-Ëyoming u mbyllën për shkak të dukshmërisë pothuajse zero.

GAZETARE: LIVIA KALLFA