Getinjo dhe Vivieni qysh në ditët e para të Big Brother VIP Kosova kanë filluar një lidhje aty brenda shtëpisë.
10 ditët e para, ata i kaluan pothuajse gjatë gjithë kohës së bashku, madje edhe bashkë e ndanin shtratin, përcjell Klankosova.tv.
Mirëpo, përplasjet dhe diskutimet mes tyre kanë filluar, ku gjatë ditës së sotme kanë pasur edhe diskutime më të ashpëra.
Madje, gjatë bisedës është hapur edhe diskutimi se kush do ta lirojë shtratin.