Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu urgjentisht veprim vendimtar nga Bashkimi Evropian.
Ischinger, përmes një postimi në Twitter, tha se me këto veprime Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se po e bën të pamundur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter.