15:00 – I moshuari me veshje të UÇK-së e me flamurin kombëtar, udhëheq protestën
14:58 – Të pranishme në protestë edhe dy deputetet nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi
14:55 – Deklaratat e organizatorëve të protestës
Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, bashkë ta ndryshojmë Ligjin për Specialen
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë.
Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së. Sipas tij, duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale.
“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”.
“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”.
“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”.
“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”.
14:35 – Fotografi të tjera nga protesta
14:02 – Fillon protesta
Ka filluar protesta kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së me 26 vjet burgim.
Në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate do të kërkohet nga deputetët ndryshimi i ligjit për këtë gjykatë.
Protestuesit në pankarta po mbajnë emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së.