Një 77-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Tiranë pasi ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës.
Sipas policisë, dyshohet se gruaja po lante xhamat. E moshuara ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e policisë./Tvklan