Teksa u rrëfye ekskluzivisht në Vizion Plus mbi futbollin shqiptarë përgjatë një viti të tërë, Armand Duka pranoi se në futbollin shqiptarë sikurse në të gjithë botën ka gjyqtarë të korruptuar.
Por ai shtoi se elementet më problematike në futbollin tonë në raport me korrupsionin kanë qënë dhuna verbale dhe fizike.
“Arbitrat më shumë tremben nga rrugacetm tremben nga njerezit me pushtet, të cilët I bëjnë presione të ndryshme,. Unë mendoj se këtu duhet të ndalemi, tek siguria më e madhe që duhet ti japim arbitrave që nuk është një gjë e lehtë sepse në fund të fundit një vend I vogël si Shqiperia arbitrat janë pjesë e shoqerise dhe kanë njerez të njohur në administratë dhe këtu ndërhyjne të gjithë për një ndeshje futbolli dhe ata për fat të keq bëhen shpesh pre, u shpreh kreu I federates ne Studio Sport.