Mos jini të uritur për para e pushtet – Klan Macedonia

Ati i Shenjtë drejtoi meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit ku morën pjesë rreth 7000 besimtarë

Duke kujtuar lindjen e Jezusit në një stallë, Papa Françesku i kritikoi ata që “grabisin” pasuri dhe pushtet në kurriz të të pambrojturve, përfshirë fëmijët, gjatëpredikimit në prag të Krishtlindjes. Ai foli gjithashtu luftën, varfërinë dhe konsumin e madh të njerëzve.

Në shkëlqimin e Bazilikës së Shën Pjetrit, Françesku kryesoi meshën e mbrëmjes ku morën pjesë rreth 7000 besimtarë, përfshirë turistë dhe pelegrinë.

Në predikimin e tij, Françesku nxori mësime nga përulësia e orëve të para të jetës së Jezusit në një grazhd.

“Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, vëllezërit dhe motrat. Sa luftëra kemi parë! Dhe në sa vende, edhe sot, dinjiteti dhe liria njerëzore trajtohen me përbuzje. Si gjithmonë, viktimat kryesore të kësaj lakmie njerëzore janë të dobëtit dhe të pambrojturit”, tha Papa Françesku, pa përmendur ndonjë konflikt apo situatë specifike.

Papa i nxiti njerëzit të kenë zemër dhe guxim.

“Mos e lejoni veten të kapërceheni nga frika, dorëheqja apo dekurajimi. Shtrirja e Jezuit në një grazhd tregon se ku do të gjenden pasuritë e vërteta në jetë: jo në para dhe pushtet, por në marrëdhënie dhe persona”.

Tradicionalisht, katolikët shënojnë natën e Krishtlindjes duke ndjekur meshën në mesnatë.

Klan News