Kur i gjithë faktori politik në vend po edhe faktori ndërkombëtarë është i fokusuar dhe kërkon me çdo kusht miratimin e ndryshimeve kushtetuese, është Bilall Kasami ai që renditet me një vijë me VMRO-në kundër ndryshimeve Kushtetuese.
Duke parë angazhimin e faktorit shqiptarë në rrugën drejtë BE-së dhe sukseset e faktorit politik shqiptar në këtë aspekt po edhe kërkesën për veting, kreu i Lëvizjes tenton ti hutojë shqiptarët duke dalur para kamerave e duke folur, si të jetë funksionarë i opozitares VMRO-DPMNE dhe jo si kryetar i një partie shqiptare e cila do të ishte dashur të ndihmojë partitë tjera politike shqiptare në këtë rrugë.
Janë edhe VMRO-ja dhe Levica ata që kërkojnë zgjedhje të parakohshme me qëllim bllokimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë kushti kryesorë për integrimin në BE.
Me këtë veprim, me ose pa dashje, Lëvizja Besa bëhet pjesë e frontit anti-BE të krijuar nga VMRO-LEVICA të cilët janë edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet ky i cili kërkon që sa më shpejtë të miratohen ndryshimet Kushtetuese.