Ligji për veting duhet të miratohet sa më shpejt për arsye se qytetarët i japin mbështetje të fortë zbatimit të një procesi të tillë. Ky është konstatimi i avokatit Jasmin Kalaç mbi propozimin e Bashkimir Demokratik për Integrim (BDI) për miratimin e ligjit për veting, për të cilin tanimë punojnë të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar.
“Një ligj për veting, duke qenë se tashmë po shpallet nga aktorët politikë, duhet të miratohet sa më shpejtë, për shkak se qytetarët e rëndomtë japin mbështetje të fortë për zbatimin e një procesi të tillë, njashtu si edhe për luftën kundër korrupsionit. Qytetarët mbështesin çdo gjë që mund të nënkuptojë pastrimin e skenës gjyqësore apo politike nga njerëz të korruptuar, joprofesionistë, që kanë lidhje me mafien dhe strukturat e qarqet e tjera paralele”, deklaroi Kallaç për Indeks.mk
Sipas tij, nuk duhet të ketë frikë nga vetingu, as mes gjyqtarëve, as mes prokurorëve të ndershëm.
“Një verifikim i tillë nuk mund të kryhet nga pushteti ekzekutiv. Duhet t’i lihet një komisioni të përzier në nivel eksperti që do të kryente një proces të tillë. Nga ana tjetër, besimi tek gjyqësori ra në 4% me sondazhin e fundit. Mbetet e paqartë nëse një ligj i tillë do të jetë një ligj i veçantë veting për drejtësinë, sipas shembullit të Shqipërisë, apo do të jetë i destinuar për të gjithë titullarët e funksioneve publike”, shprehet Kallaç.(Indeks.mk)