Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka reaguar Kryeministrin Dimitar Kovaçevski duke thënë se nuk ka legjitimitet për të kryesuar Qeverinë, pas deklaratës së tij se Lëvizja Besa nuk duhet të bëhet argat i “Levicës” dhe VMRO-së duke kushtëzuar proceset e eurointegrimit.
Kasami harron se asokohe në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi katër deputetë duke qenë pjesë e listës së përbashkët me LSDM-në. Duke e pasur parasysh këtë, ajo që duhet kontestuar është legjitimiteti i subjektit të tij politik dhe mungesa e “ndërgjegjes” së deputetëve nga subjekti i tij për të dhënë dorëheqjen.
Kreu i Besës, Kasami duhet të falënderojë LSDM-në që i ndihmoi të fitojë “kolltuqet” e Kuvendit, si dhe VMRO – DPMNE-në për Tetovën që e udhëheq ai. Kjo dëshmon se Kasami dhe bashkëpartiakët e tij janë argatë të subjekteve politike maqedonase dhe legjitimiteti i tij buron nga vazaliteti ndaj tyre.