Kovaçevski: Kasami të mos bëhet “argat” i Apasievit!

Duke komentuar kërkesën dhe kushtëzimin e Lëvizjes Besa për ndryshimet kushtetuese, kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski ka thënë se kjo kërkesë është kundër interesave të shtetit dhe bllokon të ardhmen e brezave të rinjë.

Kovaçevski ka shtuar se 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese nuk I duhen vetëm qeverisë, port ë gjithë qytetarëve që duan të ruajnë kursin euro-atlantin, e nuk e duan rrugën anti-BE.

Ai ka komentuar edhe afërsinë e Kasamit dhe Besës me VMRO-në dhe Levicën.

“Parti e tillë është “E Majta”, e cila e merr peng edhe VMRO-DPMNE-në. Nuk dua të besoj se Bilal Kasami është bërë peng i Levicës dhe Apasievit. Kushtëzimi i atyre vendimeve të rëndësishme për brezat e ardhshëm, është frenim i shtetit. Imagjinoni në vendimin e radhës për në BE, dikush të thotë se do t’ju mbështesim vetëm nëse në Tetovë ka zgjedhje të parakohshme. Qeverisë i duhen 61 deputetë për të qenë Qeveri. Qytetarëve u duhet shumicë prej dy të tretave që rruga të vazhdojë, theksoi Kovaçevski.