E diela nuk kaloi pa incidente të çuditshme brenda familjare në Kosovë.
Arsyet nuk dihen pse, por një burrë ka sulmuar me një mjet të fortë djalin e tij, në Pejë. Ky i fundit nuk raportohet të ketë pësuar lëndime, ndërsa që babai i tij, sipas policisë, ka “merituar” të dërgohet në mbajtje.
Rasti tjetër, mbase edhe më i çuditshëm i së dielës, bëri vaki në Mitrovicë. Këtu, djali, i mitur, sulmoi fizikisht nënën e tij, e cila edhe e ka raportuar rastin në polici.
Viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa djali ka ikur, meqë, sipas informacioneve nga policia, gjendet ende në arrati.
Forcat e rendit bënë të ditur se janë në hetim të rastit.