“Nuk po muj me t’pa”, Blerësi refuzoi të blinte barna nga farmacistja me mbulesë, Laureta Berisha

Në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV, kohë më parë ishte e ftuar farmacistja me mbulesë Laureta Berisha.

Ajo në këtë emision rrëfeu përvojat e saj me klientë të ndryshëm gjatë punës së saj në farmaci.

Një rast i rëndë që i kishte ndodhur asaj ishte kur një klient ishte islamofob, i cili kishte refuzuar t’i blinte barnat prej saj, përcjell pemajetes.com.

Ka qenë një periudh kur në farmacinë ku unë punoj kemi jashtëzakonisht shumë punë dhe përgjat 10 viteve nuk ka ndodh që të kem bërë ndonjë gabim profesional për të cilin do të duhej të reagonin të tjerët, mirëpo dukja ime i pengoi si klient i barnatores dhe i tha koleges që asnjëhere nuk do të doja të shërbehesha nga një grua me shami”, tha Laureta.