Reagon profesoresha e 16 vjeçarit që u gjet i pa jetë në Tetovë! Ku janë shoqatat feministe, pse s’ka asnjë reagim?!

*Shkruan Profesoresha e nxënësit që u gjet i pa jetë në banjën e Tetovës*

Asnjë fjalë, asnjë reagim turme, asnjë thirrje për ndërgjegjësim nga asnjë shoqatë feministe apo për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, asnjë shkrim nga personalitetet me audiencë në rrjetet sociale për vrasjen makabre të një djali shumë shembullor dhe të pafajshëm.

Edukoni vajzat. Sot kam nevojë të them në veçanti edukoni vajzat. Edukoni edhe vajzat edhe djemtë dhe mos bëni më kurrë thirje në emër të diskriminimit gjinor me parulla që përmbajnë diskriminim gjinor, si ajo; Mbro vajzën, eduko djalin! Edukoni të dy palët që ti mbroni të dy palët. Dhuna dhe krimi nuk njohin gjini dhe ne të gjithë pikërisht dje ishim dëshmitarë për këtë. Po do thoni ju, le t’i edukojnë shkollat atë punë kanë. Po por shkollat të vetme nuk mund ta bëjnë këtë në tërësi. Duhet bashkëpunim dhe përkrahje e mirëfilltë, e shumëfishtë, prindërore, shoqërore dhe institucionale që raste të tilla kurrë më mos na i thejnë zemrat e humbin shpresat.

U prehtë në paqe engjulli me emrin B****, nuk do shoh B****-in me sy se dikush ia preu padrejtësisht ëndrrat në mes.