Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Nga sonte në mesnatë, çmimi i benzinës do të shtrenjtohet për një denarë ndërsa çmimi i dizelit lirohet për një denarë, informon Zhurnal.

Kështu, benzina BS 95 do të kushtojë 77 denarë për litër, ndërsa benzina BS 98 do të kushtojë 79,5 denarë.

Ndërkohë dizeli do të kushtojë 80 denarë për litër. Edhe vaji ekstra i lehtë lirohet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 78,5 denarë.