Armand Duka iu rikthye edhe një herë tjetër ngjarjes së rëndë të ndodhur muaj më parë kur një sasi tritoli shpërtheu para derës së baneses duke shkaktuar një traumë jo t ë vogël tek familja e tij.
Duka tha në emisionin Studio Sport në Vizion Plus për moderatoren Vilma Masha, se ky sulm ishte produkt I gjuhes së urrejtjes politike.
“Nuk mund të marr përsipër të akuzoj njeri, por që ajo ishte produkt I gjuhes agressive , e gjuhes së urrejtjes të përdorur nga individe politik, këtë nuk e dyshoj. Nëse individet politik u përdoren, urdhëruan bombëvënësin apo jo,këtë nuk mund ta them sepse nuk kam prova, u shpreh Duka në Vizion Plus.
Nga shpërthimi në 24 janar në pjesën e përparme të viles së Dukës në durrës pati vetëm dëme materiale për fat të mirë.