Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se grupi i Tiranës në Lëvizjen Vetëvendosje ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës.
Kështu ka thënë ai në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Grupi i Tiranës brenda VV-së ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Ato qëndrime po bëhen edhe vendime qeveritare. Po e sulmojnë NATO-n edhe zyrtarët amerikanë”, tha Abdixhiku.
klankosova.tv