Dy subjekte gjobiten me nga 12 mijë euro për ndotjen e ajrit në Shkup

Në ditët e kaluara janë kryer më shumë se 20 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kantieret e ndërtimit, instalimet B dhe instalime elaboratet e të cilave janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, në dy prej të cilave është konstatuar se janë tejkaluar emetimet e lejuara dhe për secilin subjekt është shqiptuar gjobë prej 12.000 euro, njoftuan dje nga Qyteti i Shkupit.

Ngrohtorja Shkup-Veri dhe ngrohtorja e Qendrës Klinike janë kontrolluar, është konstatuar se funksionojnë me gaz, nuk janë konstatuar tejkalime në matjet e emetimeve. Vazhdojmë me matjet nga vendet stacionare të oxhaqeve tek personat juridikë që janë në juridiksionin e Qytetit. Në disa lokacione po vendosen aparate për matjen e grimcave PM10 për monitorim 24 orësh, për përcaktimin e burimeve të ndotjes, thonë autoritetet.