Cigaret nga hiri dhe kujdesi i një mace, disa dëshira të fundit të famshmëve pas vdekjes së tyre, janë mësuar nëpërmjet testamentit apo edhe teksti të këngës.
Dëshira e Naomi Judd për t’i lënë vajzat e saj jashtë testamentit të saj si dhe dëshira e Bruce Willis për të lënë vetëm 1 dollarë nga pasuria e tij prej 250 milionë dollarësh vajzave të tij me Demi Moore kur ai të ndahet nga jeta, janë diskutuar gjerësisht në media në 2022 .
Mirëpo, në të kaluarën edhe yje të tjerë befasuan shtypin botëror me dëshirën e tyre të fundit. Më poshtë kemi disa nga dëshirat e fundit më të pazakonta të emrave të mëdhenj në Hollywood, industrinë e muzikës dhe më gjerë.
Tupac Shakur
Vrasja e reperit, Tupac Shakur , në shtator të vitit 1996 mbetet një mister i pazgjidhur edhe sot e kësaj dite. Tupac nuk bëri një testament, por u sigurua të ndante një nga dëshirat e tij të vdekjes përmes muzikës së tij. Në këngën e tij ” Black Jesus “, ai u kërkoi miqve t’i tymosnin hirin e tij. Anëtarët e grupit të tij, Outlawz, ndoqën dëshirën e tij. Siç u zbulua në media në atë kohë, muzikantët dhe miqtë e reperit bënë një cigare nga marihuana dhe hiri i Shakurit.
Dusty Springfield
Këngëtarja e muzikës, Dusty Springfield , la udhëzime shumë specifike në testamentin e saj. Ajo nuk e ndau pasurinë e saj me familjen e saj, por me macen e saj, Nikolas. Ylli i viteve ’60 kërkoi që macja e saj të ushqehej me ushqime të caktuara, të jetonte në një shtëpi të mbyllur me pemë, të qetësohej të flinte natën me disqet e saj të vjetra, të rregullonin shtratin e tij me këmishën e natës së këngëtares dhe të martohej me macen e një shoku.
Simon Cowell
Simon Cowell , një nga personazhet më të famshëm të televizionit në botë, ka shprehur publikisht dëshirën e tij se si do të shpërndahet pasuria e tij kur të ndahet nga jeta. Krijuesi i ‘The X Factor’ dhe ‘Got Talent’ ka bërë të ditur se të gjitha paratë e tij do të shkojnë për bamirësi dhe jo për fëmijët e tij.
Bill Gates
E njëjta gjë ndodh me pasurinë e Bill Gates , një prej njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij nuk do t’u kalojë fëmijëve të tij, por ata do të marrin një përqindje të vogël. Sigurisht, përqindja e vogël e pasurisë totale të Bill Gates arrin në 10 milionë dollarë.
Janis Joplin
Janis Joplin ishte një nga yjet më të mëdhenj të rrokut të kohës së saj. Sipas raportimeve, referuar vdekjes së saj ajo kishte theksuar se nuk dëshironte një funeral të trishtë, ku të gjithë do të vajtonin për humbjen e saj. Kështu ajo u la 2500 dollarë disa miqve, duke u kërkuar që t’i shpenzonin në një festë.
Philip Seymour Hoffmanjere
Kur aktori Philip Seymour Hoffman vdiq në vitin 2014, testamenti i tij bëri bujë ndërkombëtare dhe të gjithë po flisnin për një “dramë familjare”. Aktori nuk la asgjë për fondacionin “trust funds kids”, por Hoffman ia la gjithçka të dashurës së tij.
Elton John
Pasuria e Elton John vlerësohet rreth 500 milionë dollarë dhe këngëtari kishte shprehur shqetësim të madh për ti lënë fëmijëve të tij pasurinë. Duke folur për Mirror, ylli britanik la të kuptohet se ai mund t’i lejë një përqindje të pasurisë së tij fëmijëve. “Është e tmerrshme t’i lëmë fëmijët një jetë plot pasuri. Ua shkatërron jetën”, kishte theksuar ai.
Jeremy Bentham
Jeremy Bentham ishte thjesht një avokat britanik. Megjithatë, emri i tij fitoi shumë famë pas vdekjes së tij, sepse dëshira e tij e fundit ishte që trupi i tij të ruhej, të mbushej me sanë dhe të ekspozohej në University College London. Ai që e bëri atë të ndodhë ishte miku i tij më i mirë, Dr. Thomas Smith, i cili copëtoi dhe mbushi trupin e Bentamit.
Alexander McQueen
Alexander McQueen u gjet i varur brenda shtëpisë së tij më 11 shkurt 2010. Dizajneri britanik i modës vdiq nëntë ditë pas vdekjes së nënës së tij. Ai kishte shpërndarë pasurinë së tij qenve të tij, të cilët i donte shumë, i la atyre 75 mijë dollarë.
Gene Roddenberry
Gene Roddenberry, krijuesi i Star Trek, shprehu dëshirën për t’u varrosur në hapësirë. Ai vetë ndërroi jetë në vitin 1991 dhe u deshën disa vite që ajo që kishte kërkuar të realizohej. Në vitin 1997, eshtrat e tij ishin të parat që u hodhën në hapësirë. E njëjta gjë ndodhi me eshtrat e gruas së tij në vitin 2009.