Nëntë persona janë rrahur mes vete pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Personat e përfshirë në këtë përleshje janë shoqëruar në stacionin policor.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se me rastin po merren njësitet përkatëse.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasur edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, tha Ahmeti.