“Pse ke fol për mua ashtu”, Edoni “përplaset” me Shotën dhe Artën (VIDEO)

“Pranku” i nisur nga Arta dhe Edoni i ka nervozuar goxha shumë banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova, në veçanti, Stresin, Shotën dhe Lugatin.

Dyshja, me profesion prej aktorësh, Edoni dhe Arta kanë arritur që ta zhvillojnë lojën e tyre, ndërsa të tjerët kanë rënë pre e saj.

“Unë nuk kam ardhur këtu me bë loja, dua t’i shkojë kësaj loje deri në fund dhe e sinqeritet”, ka thën Edoni, duke aktruar.

Ndërsa, Shota pa e ditur se çfarë po ndodhë i është drejtuar Artës duke i thënë  – “Çka ke thënë së paku më trego?”.

Ndërkohë, Arta në bashkëpunim me Edonin, ia ka kthyer Shotës duke i thënë – “Hajde bre bash familjen, ec”.