Shkurte Fejza shpallet qytetare nderi e Matit

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, ka ndarë një lajm të bukur për të që i erdhi pikërisht në prag të vitit të ri.

“Miq te dashur kam kenaqesine t’ju njoftoj se jam shpallur qytetare nderi e Matit. Per Matin dhe matjanet dhe historine e tyre te lavdishme nder shekuj kemi degjuar shume dhe jemi krenuar gjithmone.”, ka bërë të ditur lajmin përmes rrjetit të Facebookut, vetë këngëtarja.

Shkurte Fejza duket se është tepër e impresionuar jo vetëm nga vendimi, por dhe nga vlerat kulturore të  vetë trevës Matit!

“Ajo që më shumë na ka lënë mbresa, është arti muzikor i kësaj treve, i cili është aq i pasur dhe i larmishëm, e që përmbush fuqishëm mozaikun e kulturës sone. Unë jam rritur me këngën matjane dhe kam mësuar shume nga ajo por edhe e kam kënduar vazhdimisht gjate karrierës sime gati 50 vjeçare, prandaj jam akoma më e lumtur dhe e privilegjuar me titullin e akorduar nga Bashkia e Burrelit, që do ta mbaj dhe ruaj me shume respekt dhe dashuri. Faleminderit Kryetar i Bashkisë, Faleminderit Juve kuvendare dhe gjithë popullit matjan.”, ka shkruar këngëtarja, e cila ka postuar edhe fotot e vendimit të Bashkisë së Matit.