Stresi tregon rastin e plaçkitjes së Agon Amigës në Shqipëri (VIDEO)

Stresi ka treguar rastin se si është grabitur reperi Agon Amiga sa ishte duke shkuar në Tiranë.

Banori i Big Brother tha se në Milot rrinë shumë grabitës dhe është shumë rrezik të ndaloni për të blerë diçka, pasi ata mund të jua grabisin veturën, ose gjësendet e tjera me vlerë, njëjtë siç i ka ndodhur, sipas tij, edhe Amigës.

“I kam thënë shokëve të mi prej Kosovës, reperave, kur të vini mos u ndalni në Milot te ato frutat, perimet, pasi sa binte terri kidnapuesit rrinin mbrapa shitësve në ferra. Rrinin aty nga 10 orë duke pritur. I shkreti Agon Amiga me nusen e vet, sa kanë dalë, ia kanë marrë makinën me para e me çka kanë pasur, e kanë lënë gjytyrym”, u shpreh Stresi.