Suedia kryeson BE-në nga 1 Janari – Klan Macedonia

Procedurat për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës

Suedia shihet si më pak e interesuar për politikat e zgjerimit të BE-së edhe pse zyrtaret nga Stokholmi  garantojne se do të vazhdojnë punët e presidencës paraardhëse asaj ceke.

Në mjediset diplomatike nuk kashumë entuziazëm për shkak të pesë shteteve të BE-së që refuzojnë të njohin shtetësinë e Kosovës. Për këtë, Kosova është rast i veçantë meqë për fillimin e këtij procesi kërkohet unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

Presidentja Osmani, e arsyetoi vendimin që Kosova të aplikonte në fundin e vitit 2022 me faktin se Presidenca çeke i ka dhënë shumë mbështetje Kosovës dhe rajonit.

Në 28 Prill të vitit 2009 ishte ish-kryeministri Berisha që dorëzoi aplikimin në presidencën çeke për marrjen e statusit kandidat për antarësimin në BE.

Republika Çeke është angazhuar edhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave. Në anën tjetër, krerët e Bashkimit Europian dhanë zotime të mëdha gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili për herë të parë u mbajt në Tiranë jo vetëm për Kosovën por për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e proceseve integruese.

Klan News