Ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje, arrestohet burri në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme një burrë është arrestuar në Ferizaj.

I njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, njofton Klankosova.tv.

“Ferizaj 27.12.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.