Të ulur në sallonin e shtëpisë, Edoni dhe Shota, dy prej pjesëtarëve të kastit të banorëve të formatit gjigant televiziv – Big Brother VIP Kosova, kanë biseduar rreth Xhulit.
Aktori i ka treguar Shotës bisedat që ai i ka pasur me Xhulin,
“E kam vënë re me MC Bekën kur e pata fjalosjen, kjo vinte tek unë dhe më jepte përkrahje për mendimet e mia dhe e lënte mikrofonin larg, për mos me u kap ato sende. Si e vinte mikrofonin, nuk fliste më mirë”, ka thënë Edoni.
Ndërkaq, zbulimit të Edonit, duket t’iu ketë gëzuar Shota, e cila e inkurajon atë t’i kundërvihet Xhulit.
“Sa mirë e ke zbulu. Tash kjo kërkon karta tjera, na duhet me likfidim këtë si banore. Dëgjomë loqk, nëse na kurrkush nuk merrem me të, veç një po ose jo, kjo nuk ka me çka me u marrë, kjo vetëm kërcen si majmun se s’ka çka tjetër”, ka thënë ajo.