Itali: Arrestohen dy shqiptarë që ishin arratisur nga policia

Shtatë persona, në mesin e tyre dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë në Itali.

Ata dyshohet se kanë kryer vepra penale si: drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash.

Operacioni është udhëhequr nga prokuroritë e Triestes, Milanos dhe Genovas.

Siç raportojnë mediat italiane ata janë arratisur fillimisht nga organet e rendit.

Personat e identifikuar janë të moshës 24 deri në 66 vjeç.

Përveç dy shqiptarëve u arrestuan edhe dy italianë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez.

Dënimet që të dyshuarit do t’i vuajnë janë nga tre deri në gjashtë vjet burgim.