Moska hodhi poshte planin e paqes, lëshon mbi 120 raketa nga ajri dhe deti në Ukrainë – Klan Macedonia

Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën, pasi një valë e re e raketave ruse synuan qytetet e mëdha. Më shumë se 120 raketa ishin lëshuar kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile.

Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore. Tre persona janë plagosur në kryeqytetin e vendit, mes tyre një vajzë 14-vjeçare. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po sulmonte vendin nga drejtime të ndryshme ndërsa rrëzoi 16 raketa ruse. Në Kiev, dy shtëpi u dëmtuan, në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori bëri të ditur se pesë raketa u kapën nga mbrojtja ajrore dhe në qytetin perëndimor të Lviv 90% e qytetit  mbeti pa energji elektrike si rezultat i sulmeve.

Komanda jugore e Ukrainës kishte lëshuar një paralajmërim se forcat ruse po përgatiteshin të lëshonin deri në 20 raketa nga pozicionet në Detin e Zi. Autoritetet ukrainase akuzuan Moskën se kërkon të shkatërrojë infrastrukturën kritike dhe të vrasë civilët në masë. Sulmi u kritikua nga ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, e cila tha se veprimet e Rusisë treguan se “Rusia nuk dëshiron paqe me Ukrainën por nënshtrimin e Ukrainës”.

Qyteti jugor Kherson i çliruar së fundmi  vijon që të bombardohet. Presidenti ukrainaska bërë thirrje qytetarëve që të largohen pasi ofensiva ruse mund të intesifikohet edhe me fillimin e vitit të ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, Ukraina rrëzoi 60 raketa të lëshuara nga Moska e cila ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet  energjetike të Ukrainës.

Disa liderë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, ka bere te ditur  se shënjestrimi i objekteve energjetike përbën krim lufte. Qeveria në Kiev  i ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t’i sigurojnë asaj mbrojtje ajrore shtesë dhe presidenti i SHBA Joe Biden së fundmi ra dakord të furnizonte sistemin e tij Patriot. Moska e hodhi poshtë planin e paqes së hartuar nga presidenti ukrainas duke përsëritur se Kievi duhet të pranojë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve  Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug. Nuk mund të ketë një plan paqeje pë rata që nuk marrin parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, që përfshin aneksimin e katër rajoneve në Rusi”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ideja e Zelenskiy për të dëbuar Rusinë nga Ukraina lindore dhe Krimea me ndihmën e vendeve perëndimore dhe për të detyruar Moskën t’i paguajë dëmet Kievit është një “iluzion”.

GAZETARE: LIVIA KALLFA