Nipi i Bob Marleyt, Mersa vdes në moshën 31-vjeçare

Familja e legjendës, Bob Marley, e mbyll vitin me një nga lajmet më të këqija që mund të merrnin.

Jo Mersa, nipi i muzikantit, është gjetur i vdekur dhe ndonëse nuk dihen shkaqet, njoftohet se ka ndërruar jetë papritur në moshën 31-vjeçare.

Ajo zbuloi vdekjen tragjike të Jo Mersa, djalit të Stephen Marley, një nga 11 fëmijët e Bob Marley, dhe i cili ishte gjithashtu një yll i nderuar në botën e ‘reggae’.

“Nipi i superyllit të Reggae, Bob Marley ka vdekur”, shkroi Grange në Twitter.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella Stephen, nënës së Jo, Kerry, Marleys dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ngushëllime të përzemërta për miqtë dhe bashkëpunëtorët e Jo dhe për fansat kudo që janë”, vazhdon postimi.

Vdekja e tij e parakohshme në moshën e re 31 vjeçare është një humbje e madhe për muzikën”.

Ndërkohë, TMZ ka spekuluar rreth rrethanave të vdekjes së Jo Mersa. Ata sugjerojnë një atak të papritur të astmës, siç dihej sëmundja e tij kronike.

Të tjerë, megjithatë, theksojnë se trupi u gjet i pajetë mbi një motoçikletë në Florida