Big Brother VIP Kosova nuk e ka ndërmend të ndalojë së surprizuari shikuesit e vet, as sonte kur do të mbahet nata Prime e spektaklit të së premtes nën udhëheqjen e prezantuesve zyrtarë, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Nata nuk do të kishte lezetin e saj edhe pa dy karriget e panelit të opnionistëve që janë të rezervuara për ish Miss-in e parë të Kosovës, Afërdita Paqaradën si dhe gazetarin nga Shqipëria, Olti Currin.
Ndërkohë, edhe “nysat” po vazhdojnë të bëhen gati për sonte, teksa për ta po përkujdesen ekipet profesionale të grimit dhe flokëve, MicroTape Extensions, Make Up By Edita Abazi, Onur Hairstylist si dhe IbrahimHairstylist.
Nata e sotme prime fillon nga ora 21:00 në kanalet e Klan Kosovës dhe ArtMotion si dhe ‘live’ në platformën YouTube.
Pozicionohuni mirë pranë ekraneve tuaja, sepse sonte “Vëllai i Madh” ka përgatitur një super-spektakël për ju!