KROACIA DO TË PAGUAJË NË EURO, EGJIPTI DO TË NDËRTOJË KRYEQYTET TË RI
Përveç shpresave se ndoshta do të mbretërojë paqe në Ukrainë, bota në vitin 2023 pret edhe ndryshime të tjera, të cilat në qoftë se nuk e trondisin, të paktën do ta “lëkundin” botën në rajone të caktuara. Për shembull më 1 janar Kroacia do të hyjë në eurozonë, në fund të vitit në Japoni do të hapet centrali më i madh me erë për energji elektrike në ujërat e detit, ndërsa gjiganti amerikan i filmit, që ua zbukuroi botën miliona fëmijëve, Walt Disney, do të festojë 100 vjet nga themelimi.
Pas një dekade nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Kroatët në vitin 2023 do të fillojnë që edhe në vend të paguajnë në euro, ndërsa në të njëjtën kohë vendi do të kyçet në zonën Shengen. Në mes të krizës ekonomike dhe recesionit të mundshëm në Evropë, Koacia shpresat e saj i mbështet në të hyrat e rritura nga turizmi në bregun e Adriatikut.
“Ky është sinjal i qartë se integrimi evropian vazhdon megjithë sfidat me të cilat përballemi” – tha Zdravko Mariq, ministër i financave, Kroaci.
Në Itali, do të ketë tarifë të posaçme për vizitorët në Venedik, të cilët vinë vetëm për një ditë dhe nuk flejnë në qytet. Autoritetet lokale për vite me rradhë kanë kërkuar mënyrë për kufizimin e numrit të udhëtarëve tranzit që paraqesin ngarkesë gjithnjë e më të madhe për infrastrukturën e brishtë të “qytetit në ujë”. Bileta për hyrje në qytet do të kushtojë prej 3 deri në 10 euro, në varësi të asaj sa turistë ka në ditë të caktuar në Venedik.
Dy studiot e mëdha të filmit në SHBA, Walt Disney dhe Warner Brothers në vitin 2023 do të festojnë 100 vjetorin. Gjigandët e filmit planifikojnë manifestime me parqe tematike, video-lojëra të reja, programe për televizion edhe në striming kanalet gjatë gjithë vitit.
“Udhëtim i çuditshëm” është spektakli më i ri me të cilin do të festojmë 100 vjetorin e studios për filma të animuar “Walt Disney” – tha Xhordan Peterson.
Mbreti Çarlsi i Tretë në Britani të Madhe, i cili një herë deklaroi se “do të ishte e pashmangshme që të jetë mbret”, pritet edhe zyrtarisht të kurorëzohet në ceremoninë në Westminster Abbi. Pallati Buckingham njoftoi se ceremonia do të jetë e shkurtër, rreth një orë dhe më pak ekstravagante se kurorëzimi i nënës së tij, Mbretëreshës Elizabetë, para 70 viteve.
Nga ana tjetër, në Egjipt, pritet të përfundojë faza e parë e ndërtimit të kryeqytetit të ri administrativ të vendit, projekt me vlerë rreth 30 miliardë dollarë, në lindje të Kajros. Selia e re premton shumë punësime të reja dhe banesa për një pjesë të popullsisë 10-milionëshe që për momentin jeton në Kajro. Planifikohet edhe Qytet Olimpik, objekt sportiv i dyti për nga madhësia në Afrikë, pasi Egjipti i ka bërë publike ambiciet për të qenë nikoqir i Olimpiadës në vitin 2036.
“Qyteti do të jetë lidhje në mes autoriteteve legjislative dhe ekzekutive” – tha Abdel Fetah Al Sisi, president i Egjiptit.
Në fund të vitit në Japoni do të lëshohet në përdorim centrali më i madh me erë për prodhimin dhe deponimin e energjisë elektrike, në afërsi të ishullit Hokaido. Ndërtimi ka zgjatur 15 vite dhe është më i madh nga disa impiantet për burime alternative të energjisë. Japonia gjatë verës së kaluar u përball me mungesë të energjisë elektrike, kur u godit nga vala e të nxehtit në kushte të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, pas invazionit rus në Ukrainë. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA