Një 17-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një qendër për të mitur.
Rasti tragjik ka ndodhur në Pasia di Prato në Udine të Italisë.
Imeraj kishte qëndruar aty nga muaji shtator i vitit 2022, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin nga kjo qendër 11 persona, dy nga të cilët u lënduan por jo edhe të riun shqiptar.
Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në dhomën e gjumit.
Autoritetet italiane ende po punojnë për zbulimin e shkaqeve që çuan në ngjarjen tragjike, përcjell Klankosova.tv
Zjarri kaploi pjesë të drurit që kishte brenda kjo qendër, mobilje dhe material të ndryshme.
Siç raportohet brenda kishte edhe një bombolë gazi, por e cila fatmirësisht mbeti e paprekur.
Ishin banorët afër kësaj qendre që e alarmuan rastin, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

