Foshnja e parë për vitin 2023 në Shqipëri është vajzë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Mirë se erdhe Promisa. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Jetë të gjatë e paç këmbën e mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Theksojmë se edhe në Kosovë foshnja e parë për këtë vit të ri është vajzë.