10 të vrarë dhe 8 të plagosur nga shpërthimi në aeroportin e Kabulit – Klan Macedonia

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegësinë për sulmin e rëndë

10 persona kanë humbur jetën dhe 8 janë plagosur si pasojë e një shpërthim vdekjeprurës në hyrje të aeroportit ushtarak të Kabulit.

Më herët një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga talebanët, konfirmoi se civilë u vranë dhe u plagosën nga shpërthimi, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në muajt e fundit, vendi i shkatërruar nga lufta ka qenë dëshmitar i incidenteve në rritje, duke përfshirë edhe shpërthime të tilla.

Klan News