Kreu i NASA-s është i shqetësuar se Kina mund ta deklarojë Hënën si territorin e saj dhe ta ndalojë SHBA-në për të fluturuar sërish drejt saj.
“Është një fakt, jemi në një garë hapësinore”, tha në një intervistë administratori aktual i NASA-s, Bill Nelson raporton “Metro”. “Është e vërtetë që më mirë të jemi vigjilentë që Kina mos të ngulitet në Hënë me justifikimin e një kërkimi shkencor. Nuk është e pamundur që ata të thonë ‘largohuni nga këtu, është territori ynë”, përfundoi Nelson.
Nelson, i cili u caktua në krye të agjencisë hapësinore në vitin 2021 nga presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai dhe të tjerët janë të shqetësuar për planet e Kinës në eksplorimin e Hënës gjatë 2023.
Prezenca e saj në hapësirë është rritur ndjeshëm dhe në vitin 2019, ishte i pari vend që shkoi në anën e errët të trupit qiellor me sondën Chang’e 4./tvklan.al