Që në orët e para të mëngjesit të ditës në klubin e santos në Brazil nisen homazhet për legjendën e futbollit “Pele”.
Arkivoli me trupin e pajetë u vendos në stadiumin e “Vila Belmiro” që i përket klubit për të cilin Pele luajti për shumë vite e ku nisi rrugëtimin drejt famës.
Mijëra tifozë të skuadrës, por jo vetëm u mblodhën pranë stadiumit për të nderuar për herë të fundit Pele.
Legjenda e futbollit brazilian u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Prej një muaji ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.