Bolsonaro largohet drejt SHBA-ve
Luiz Injacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit. Kjo është hera e tretë që politikani 77-vjeçar mban postin më të lartë të vendit. Ai mundi Jair Bolsonaron në zgjedhjet e Tetorit të vitit të kaluar.
Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga frika se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqeshin ta prishin atë.
Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara 2 ditë më parë.
Në ceremoni morën pjesë më shumë se 300 mijë njerëz.
Tv Klan