Përplasje fatale në ajër mes dy helikopterëve në Australi – Klan Macedonia

Si pasojë humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 3 të tjerë

Katër persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në Australi. Sipas hetimeve fillestare nga autoritetet atje thuhet se përplasja ka ndodhur teksa një helikopter po ngrihej ndërsa tjetri po zbriste.

Një helikopter u ul i sigurt në një breg rëre, por mbeturinat nga helikopteri tjetër u shpërndanë në një zonë të përshkruar nga policia si mjaft të vështirë për t’u aksesuar. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja viktimat dhe të plagosurit ishin të gjithë pasagjerë të njërit prej helikopterëve.

Hetuesit janë në vendngjarje për të mbledhur prova, për të ekzaminuar rrënojat dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët okularë. Rajoni i Gold Coast aty ku edhe ndodhi ngjarja fatale është mjaft i frenkuentuar në Janar duke qënë se është koha e pikut për pushimet verore në Australi.

Klan News