Hungaria shtrenjton pagesën rrugore
Nga 1 janari 2023 janë rritur vinjetat për shfrytëzimin e autostradave në Hungari dhe kryesisht ato për një periudhë më të shkurtër. Ju mund t’i blini ato në pikat e karburantit përpara se të hyni në Hungari ose në internet në autovignet.hu.
Rritja më e madhe është për vinjetat e automobilave të pasagjerëve, të cilat janë në kategorinë D1. Çmimet për periudha më të shkurtra (10-ditore, mujore) janë rritur ndjeshëm në fillim të këtij viti., përcjell Klan Macedonia.
Vinjetat 10-ditore për kategorinë D1 tani kushtojnë 44% më shumë se një vit më parë. Tani çmimi i ri për 10 ditë shfrytëzim të autostradave është 19.64 euro.
Nëse dëshironi të përdorni një vinjetë për 1 muaj, atëherë tani kushton 71% më shumë. Për të do të duhet të shpenzoni 31.79 euro.
Rritja e çmimit për vinjetat vjetore është vetëm rreth 5%, kështu që nëse kaloni më shpesh nëpër Hungari, duhet të konsideroni blerjen e një vinjete vjetore. Ajo vinjetë kushton 175.68 euro. Në varësi të rajonit ku po udhëtoni, mund të merrni një rajonal, i cili kushton 20.43 euro në vit.
Vinjeta më e lirë është ajo për motoçikleta, për 10 ditë, dhe kushton 9.82 euro.