Judah: “Jetë normale”, është modeli që s’e ka shijuar askush në veriun e Mitrovicës për çerek shekulli

“A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.

Kështu titullohet kolumna e re e gazetarit të njohur britanik, Tim Judah.

Judah këtu pasqyron gjendjen e veriut të Kosovës para dhe pas vendosjes së barrikadave atje.

Ai theksoi se disa nga shtresa e mesme e popullsisë serbe në veri ishin pozicionuar tek barrikadat me urdhrat e shefave politikë.

“Teksa flasim, gjyqtarë, mësues, mjekë – në fakt dukej e gjithë klasa e mesme e veriut, serb të Kosovës – endej lart e poshtë, duke biseduar me miqtë dhe duke ngrohur duart e tyre mbi kovë me zjarr. Disa ishin këtu sepse donin të ishin, të tjerë sepse shefat e tyre të emëruar politikë i kishin urdhëruar të ishin. Këtu ishin edhe liderët e partisë kryesore serbe të Kosovës. Në një moment, një makinë kaloi me shungullimë dhe katër të rinj të maskuar dolën jashtë dhe u larguan me dashje”, tha Judah.

Gazetari britanik shtoi se njerëzit në veriun e Mitrovicës e duan një jetë normale.

Sipas tij këtë model nuk e shijuar askush për 25 vjet.

“Pyetni njerëzit në Mitrovicën e veriut se çfarë duan dhe, në fund të fundit, kjo është thjesht një jetë normale – modelin që askush këtu nuk e ka shijuar për më shumë se një çerek shekulli. Por sa e mundshme është kjo? Si të pritet Nyja Gordiane e Kosovës, e cila ka lënë të lidhur me njëri-tjetrin fatin e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës (dhe Kosovës dhe Serbisë)? Lufta e Kosovës përfundoi në vitin 1999, por ende diplomatët dhe liderët politikë nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë dashur të bien dakord për një kornizë përfundimtare për bashkëjetesë paqësore”, theksoi gazetari britanik.