Gjendet e vdekur në rrugë një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:00 kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër), raporton Klankosova.tv.

Organet e rendit bëjnë të ditur për Klan Kosovën se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.