Kërkesa e Serbisë për futjen e 1 mijë ushtarëve në Kosovë ende po analizohet.
Kështu bëhet e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga KFOR-i.
“Kërkesa e Serbisë në lidhje me vendosjen e trupave të saj është akoma nën ekzaminim” – thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv
Pak javë më parë, Serbia i kishte drejtuar një kërkesë KFOR-it bazuar në rezolutën 1244 që t’ia lejojë një numër të ushtarëve të futën në Kosovë.
Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kjo po bëhet për t’i “mbrojtur” serbët e Kosovës.
Derisa kjo kërkesë ishte kundërshtuar fuqishëm nga emisari Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar.
Gjatë një vizite në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte thënë se vendi ynë ka garanci të forta të sigurisë nga ShBA, njofton Klankosova.tv
“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.
Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e KFOR-it karshi kërkesës së Serbisë/Klankosova.tv